Deputet me mendje për ibret!
Nga Ylli Dylgjeri
Deputet me mendje për ibret!
E ka nxjerr Hajredin Pashën heroin e dibranëve!!!
Dibranët luftojnë,
Pastori broçkullon.
Hajredinin, Sulltani e dërgoi të mblidhte taksat cep më cep,
dhe Gogu e adhuron, se
me Ramën i përngjason:
O Gogu, o pastor,
na e bone Dibrën horr!
Më mirë ik bjeri me d...ë!
O Pastor, Pastor mavria,
S’ka ç'të duhet historia!
Kjo është Rilindja more vëllezër,
Që çdo ditë po pjell bylmezër,
Një herë na i bën legjendat realitet,
E herën tjetër historinë na e shkep!
Nuk njeh Pastori kush është armiku, se e ka mendjen te Lali Fiku,
Nuk di Pastori ç'është trimëria,
se në tru i ka mbi Erion Velija...