Haaland nuk ka të ndalur, shënon dy gola në gjysmëfinalen e FA Cup

Erling Haaland i jep epërsinë Manchester City-t në sfidën me Burnely-n, në gjysmëfinale të FA Cup.

Sulmuesi norvegjez gjeti hapësirën e nevojshme mes dy qendërmbrojtësve kundërshtarë për të shfrytëzuar një pasim perfekt të Alvarez, 1-0.

Vetëm pak çaste më vonë, 22-vjeçari tundi për herë të dytë rrjetën, në këtë rast falë bashkëpunimit me Foden, 2-0.