Lojtari i kombëtares konfirmoi sezonin e tij më të mirë në karrierë duke lëshuar një sinjal pozitiv edhe para grumbullimit me kuqezinjtë në kuadër të ndeshjes kualifikuese ndaj Polonisë.

Në pjesën e dytë, Uzuni kontribuoi sërish për ekipin e tij pasi asitoi në golin e dytë të shënuar nga Sanchez duke prekur kuotën e katër asisteve sezonal.

Uzuni është shndërruar në një lider të Granadës këtë sezon duke “marrë përdore” skuadrën drejt objektivit për t’u ringjitur në elitë.

Aktualisht, Granada renditet në vendin e dytë të kampionatit me 58 pikë dhe me Uzunin si lider duket në rrugë të mbarë për t’ia dalë.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/March/18/auto_uzuniiiiiiiiiiiiii1679162375.webp", "width": 1280, "height": 820 } }

VIDEO/ Gol dhe asist me Granadën, Uzuni në formë para Polonisë

Myrto Uzuni gjeti sërish rrjetën në Spanjë me Granadën. Në ndeshjen që skuadra e tij fitoi në transfertë ndaj Albacete me rezultatin 1-2, sulmuesi beratas shënoi në minutën e 30-të teksa sigloi golin numër 20-të të sezonit.

27-vjeçari i mori kohën mbrojtësit duke mposhtur pa shumë problem portierin kundërshtar.