Ekipet shqiptare në Maqedoni/ Shkupi lë pikë, Struga fiton në transfertë dhe shkëputet në krye

Struga e trajnerit Shpëtim Duro rikthehet te sukses në kampionatin e Maqedonisë së Veriut teksa mposhti në transfertë me rezultatin 0-1 Rabotnickin.

Goli vendimtar u shënua në minutën e 28-të të pjesës së parë teksa pas këtij suksesi, Struga ruan kryesimin me 46 pikë, katër më shumë se ndjekësit e Shkupit.

Nga ana tjetër, Rabitnicki mbetet në vendin e tetë me 24 pikë duke koleksionuar të tretën humbje radhazi.

Ndërkohë, Shkupi “ngeci” në transfertë ndaj Akedimija Pandev duke barazuar me rezultatin 1-1.

Miqtë mbetën me 10 lojtarë në minutën e 27-të pas kartonit të kuq të Adem.

Megjithatë, kaluan në avantazh gjashtë minuta më pas me anë të Margelashvili.

Një gol që mbeti në fuqi deri në minutën e 79-të të pjesës së dytë me shifrat që u barazuan në 1-1 për të mos ndryshuar deri në fund.

Kështu, Shkupi mbetet në vendin e dytë me 42 pikë ndërsa Akademija Pandev mbetet në vendin e nëntë me 20 pikë.

Në ndeshjet e tjera, Sileksi mposhti 1-5 Pobedën, ndërsa Tikves u mposht në shtëpi nga Makedonija GP 0-1.