Korçë/ Alolli te lagjja 17: Bashkia nuk pastron kanalet kulluese, janë kthyer në vatra infeksioni

Kandidatja për kryetare bashkie e koalicionit opozitar në Korçë, Ledina Alolli, gjatë takimit me banorët e lagjes 17 ka denoncuar mungesën e infrastrukturës në këtë pjesë të qytetit.

Gjatë bisedës me qytetarët, Alolli është njohur me problematikën kryesoren të banorëve e cila ishte shtrimi i rrugëve.

Qytetarët kanë denoncuar  Bashkinë e Korçës teksa kanë deklaruar se janë kujdesur vetë për shtrimin e rrugës me çakull në mungesë të investimeve nga pushteti lokal. 

Mungesa e sinjalistikë dhe troruarëve bëjnë që qindra fëmijë dhe të moshuar të venë jetën e tyre në rrezik për të kaluar në anën tjetër të rrugës.

Banorët u shprehën se janë taksapagues të rregullt ndërsa Bashkia e Korçës e ka lënë në harresë këtë komunitet duke mos mos pastruar as kanalet kulluese të zonës duke i kthyer ato në vatra sëmundjeje dhe infeksioni.