VIDEO/ Uzuni i jep garanci sulmit të Kombëtares, shënon golin e 20-të në Spanjë
Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinho, me siguri duhet të jetë shumë i gëzuar teksa sheh formën që po kalon Myrto Uzuni në Spanjë me Grandën.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare sot ka shënuar golin e 20-të në kampionat, duke tundur rrjetën në transfertë ndaj Albacetes.
Në minutën e 30-të të sfidës, pas një kundërsulmi të shpejtë, ai u tregua vendimtar si gjahtar zone duke çuar topin në rrjetë për të treguar edhe një herë se është kthyer në një bomber të mirëfilltë dhe vjen në grumbullimin me kombëtaren në formë maksimale.
M. Uzuni en forme plus que jamais (21ème ⚽️)
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) March 18, 2023
pic.twitter.com/dnyUu0BJsC