VIDEO/ U kap me 113 mijë euro/ Efektivi i RENEA-s i heshtur në gjyq
Efektivi i forcave speciale RENEA, Altin Morina, i cili u arrestua pasi u kap në makinë me një shumë të madhe parash, ka dalë sot para gjykatës, ku do i caktohet masa e sigurisë.
Arrestimi erdhi në kuadër të operacionit “Fast” falë inteligjencës informative.
Morina, me detyrë shef i stërvitjes në repartin RENEA, është kapur me mbi 113 mijë euro në mjetin e tij tip “Audi”. Siç shihet dhe nga pamjet e SYRI TV, Morina shfaqet i heshtur në kafazin prej xhami në pritje të nisjes së seancës gjyqësore.
Morina akuzohet për pastrim të produkteve të veprës penale, fshehje e të ardhurave dhe shpërdorim detyre.
Morina është shprehur se nuk ka kryer asnjë vepër penale pasi sipas tij, paratë janë të ligjshme dhe janë tërhequr në bankë. Ai është shprehur se paratë sapo i kishte marrë nga një mik i tij.