Përdhunoi 300 herë shokun e vajzës së mitur, arrestohet mësuesja

Një 45-vjeçare është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi ka kryer marrëdhënie  seksuale me ish-të dashurin e mitur të vajzës së saj.

Gjimnastja 45-vjeçare nga Oklahoma, Jennifer Hawkins, u prangos nga policia nën akuzën e përdhunimit dhe ngacmimit seksual ndaj të personave të mitur.

Hawkings me profesion mësuese fizkulture dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me 16-vjeçarin më shumë se 300 herë.

Denoncimi u bë nga vetë viktima, i cili tashmë është 21-vjeç. Ai akuzoi Hawkins për përdhunimin e kryer 5 vite më parë.

‘Marrëdhënia’ dyshohet se filloi në shtator 2017, kur viktima ishte nxënës i vitit të dytë dhe shumica e takimeve seksuale u zhvilluan në shtëpinë e mësueses së fizkulturës.