VIDEO/ Me shpejtësi 306 km/h në tunelin e Kalimashit, e pëson Aleks Visha

Pak ditë më parë qarkulloi masivisht në rrjetet sociale video e një automjeti që lëvizte në tunelin e Kalimashit me shpejtësi ekstreme. 

Automjeti luksoz 'Lamborghini' udhëtonte me 306 km/h dhe në një moment rrezikoi të aksidentohej. 

Policia e Tiranës njoftoi sot se ka identifikuar drejtuesin e automjetit. 

Ai është Aleks Visha, një personazh i njohur i TikTokut. 

Visha është shoqëruar në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, ndërsa automjeti është bllokuar. 

Ndaj drejtuesit të automjetit u mor masë administrative 100 000 lekë të rinj.