Meta: Jemi në krah të sipërmarrësve të rinj, kemi propozuar dhënien e granteve mbështetëse deri në 20.000 euro
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me sipërmarrësit e rinj në vend.
Meta është shprehur se Partia e Lirisë ka propozuar dhënien e granteve deri në 20.000 euro për çdo të ri dhe të re deri në 25 vjeç, që krijon një biznes social apo start-up.
Postimi i Metës:
Kënaqësi të takohesha sot me të rinj dhe të reja, sipërmarrës në biznese të ndryshme në Tiranë.
Partia e Lirisë propozon dhënien e granteve deri në 20.000 euro për çdo të ri dhe të re deri në 25 vjeç, që krijon një biznes social apo start-up.
Mbështetja e të rinjve për hapjen e biznesve sociale, inkurajimi më i madh që ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri dhe që shpopullimi të frenohet.