Mark Crawford: Amerika mbyll njërin sy kur dëgjon për korrupsionin dhe drogën në Shqipëri!
Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford u shpreh gjatë intervistës ekskluzive për Syri Tv se Amerika mbyll një sy kur dëgjon për problemet në Shqipëri.
Crawford tha se SHBA-të po tolerojnë korrupsionin, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës në Shqipëri.
Ai renditi edhe arsyet pse sipas tij Uashingtoni po ndjek një politikë të tillë me vendin e vogël të Ballkanit.
"Ne kemi patur disa dështime në politikën e jashtme në Amerikanë, jam duke folur për çështjen 'Guantanamo Bay', për muxhahedinët, për luftën ën Afganistan dhe çdo rast kur Amerika ka dështuar, Shqipëria i ka ndihmuar ata. Duke parë këto marrëdhënie që Shqipëria është duke e ndihmuar Amerikën në gabimet e saj, unë besoj se nganjëherë duket që Amerika mbyll një sy për problemet në Shqipëri. Dhe kur dëgjojmë për korrupsionin mbyllim një sy, kur dëgjojmë për pastrim parash mbyllim një sy, kur dëgjojmë për drogën mbyllim një sy. Dhe tani që doli që është korruptuar një nga FBI duke vepruar për rusët përmes Shqipërisë të gjithë janë habitur si kanë arritur në këtë moment. Unë them që në këtë moment nuk është arritur nga zero, është bërë shkallë-shkallë dhe është diçka që duhet ndryshuar, por duhet ndryshuar fillimisht nga Amerika. Fokusi im është atje, kuptohet që mund të ketë një rezultat edhe këtu", tha ai.
Në një lidhje me skype për edicionin e pasdites me Armela Ferkon, Craëford hodhi dritë mbi akuzat e reja lidhur me çështjen Rama-McGonigal.
Crawford tha se Edi Rama, Charles McGonigal dhe Mark Rossini janë të lidhur me rusët dhe punojnë për interesat e bizneseve ruse.