Pagat e shtetit skandal ndërsa Rama u jep ‘leksione’ bizneseve: Rrisni rrogat se po ikin të gjithë

Emigrimi i të rinjve që përbëjnë forcën kryesore të punës në sektorët me jetik, ka detyruar qeverinë të nisë një dialog kombëtar me sipërmarrësit për t’ju kërkuar të rishikojnë pagat.

Kryeministri i Shqipërisë ka harruar se vendi është në nivelet më të ulta krahasur me vendet er ajoni sa I përket pagës mesatare edhe pse në krye të qebvverisë prej gati një dekade ai kërkon që fajin t’ja hedhi të tjerëve, tani radhën ef ajt e kanë bizneset, jo Saliu.

“Do të bëjmë një rritje ekuilibruese të pagave si fillim dhe po shikojmë një skemë të re të të gjithë pagave në vijim.

Dhe këtë jua kërkon bizneseve të medha si domosdoshmëri nëse nuk duan që vendet e tyre të lira të punës mos të mund të plotësohen nga mungesa e punonjësve që zgjedhin të largohen në vendet e BE.

Vetë sipërmarrja po e shikon gropën që i ka hapur vetes duke bërë atë që bëri ai që tha në fund: Sapo e mësova gomarin, pa ngrënë më ngordhi. Ujku ka filluar që të ju hajë, është thjesht në procesin që po e sheh si të ju sistemojë në pjatë. Po e latë veten tek pjata, ka mbaruar kjo lojë.”