BE mund të dërgojë një milion predha në Ukrainë

Bashkimi Evropian mund të dërgojë një milion predha artilerie në Ukrainë.

Këshilli Evropian do të mirëpresë planin në një samit të javës së ardhshme të BE-së, sipas një drafti të konkluzioneve të parë nga e përditshmja gjermane Handelsblatt.

Dokumenti u bën thirrje vendeve që të sigurojnë menjëherë municion, duke përfshirë prokurimin e përbashkët.

Formulimi i tij mund të ndryshojë ende përpara se samiti të fillojë të enjten, raporton skynews.

Theksojmë se shteti polak ka paralajmëruar se do ta furnizojë me aeroplanë luftarakë forcat e armatosura ukrainase.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të Ukrainës më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.