SYRI TV/ Berisha: Basha i kapur peng nga finacimi rus, do të jetë pranvera e fitores
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka cilësuar Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn si pengje të Edi Ramës. Sipas Berishës Basha është peng në krim me financimin 700 mijë euro të financuara nga rusët, për të cilat në orët në vijim pritet edhe publikimi i raportit. Sipas Berishës, nuk ka asnjë vendim gjykate që Alibeaj është kryetar Partie, e kjo ndodh me urdhër të Edi Ramës, i cili tenton emërimin e Alibashës, e dëmtimin e opozitës më 14 maj.
SYRI TV
Lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn se po vijojnë të bëjnë lojën e Edi Ramës duke dëmtuar Partinë Demokratike. Në konferencën me gazetarët, Berisha deklaroi se Basha mbahet peng nga Rama me dosjen e lobimit me para ruse, për të cilën bëri me dije se komisioni i auditimit në selinë blu në ditët në vijim do të publikojnë fakte që tregojnë implikimin e ish kreut të PD-së.
Berisha u shpreh se pavarsisht mënyrave të Ramës për të penguar Partinë Demokratike në zgjedhje, qytetarët shqiptarë do e ndëshkojnë mazhorancën socialsite në 14 maj.
Sali Berisha komentoi edhe arrestimin e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, ndërsa denoncoi faktin se drejtësia vend po vepron me urdhrat e Ramës.
Kreu demokrat u shpreh se ish-presidenti i Dhomës Shqiptaro-Amerikane të Tregtisë, Mark Croëford akuzoi Ramën dhe McGonigal se kanë përzënë investitorë amerikanë në fushat e naftës dhe ia kanë dorëzuar këto fusha, Gazpromit rus.