SYRI TV/ Masakra mjedisore në Elbasan, reagon PL: Përgjegjës kryesor, Llatja e Kumbaro
Partia e Lirisë akuzoi kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatjan dhe Ministren e Mjedisit, Mirela Kumbaro, si përgjegjësit kryesorë të masakrës mjedisore në Elbasan, në kushtet kur inceneratori 26 milionë eurosh vazhdon të mos funksionojë.
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun silva Caka, në një dalje per mediat, deklaroi se LLatja e Kumbaro mbyllin sytë përballë derdhjes dhe djegjes së mbetjeve në këtë bashki, ndërsa theksoi se situata do ndryshoi pas 14 majit.