FOTOLAJM/ Rama denigron me një foto presidentin Begaj

Kamerat e kanë fiksuar disa herë presidentin Bajram Begaj në pozicione denigruese përballë kryeministrit Edi Rama.

Por këtë herë ishte vetë kryeministri Edi Rama që postoi një foto denigruese në njoftimin e tij për takimin me Begajn.

'Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar,' shkruan Rama.

Pasi u tall me Begajn, Rama e ndryshoi foton që denigronte presidentin.