Ndihma/ BE pritet të dërgojë një milion predha artilerie në Ukrainë

Bashkimi Europian mund të dërgojë një milion predha artilerie në Ukrainë nëse miratohen planet. Këshilli Europian do të mirëpresë planin në një samit të BE javën e ardhshme, sipas një drafti të konkluzioneve të parë nga e përditshmja gjermane Handelsblatt.

Sipas planit, vendet duhet që të sigurojnë menjëherë municione, duke përfshirë prokurimin e përbashkët.

Formulimi i planit mund të ndryshojë  përpara se samiti të fillojë të enjten, raportoi Handelsblatt.