KAFE SHQETO/ Kalaja: SPAK arrestimet i bën me regji, pse nuk hyn brenda Tiranës?

Avokatja Adriana Kalaja ka folur në KAFE SHQETO në SYRI TV në lidhje me arrestimet e fundit të kryebashkiakut të Bulqizës nga ana e SPAK.

Sipas Kalasë, arrestimet me regji të SPAK janë edhe më të rënda se veprat penale që kryejnë kryebashkiakët.

Avokatja i ka bërë thirrje SPAK që mos merren vetëm me kryebashkiakët jashtë Tirane, por merru me arrestime brenda Tiranës dhe zyrtarët brenda unazës së Tiranës pasi koka e korrupsionit dhe krimit të organizuar është në Tiranë, është në Bashkinë e Tiranës është në Kryeministri.

Kalaja: Edhe arrestimet bëhen me regji. Kjo është edhe më e rëndë se vepra penale që kryejnë kryebashkiakët. Sepse i është dhënë urdhër SPAK që ka goxha probleme dhe nuk po e kritikojmë për këto arrestime, po e përgëzojmë por ne themi mos u merrni vetëm me kryebashkiakët jashtë Tirane, por merru me arrestime brenda Tiranës dhe zyrtarët brenda unazës së Tiranës pasi koka e korrupsionit dhe krimit të organizuar është në Tiranë, është në Bashkinë e Tiranës është në Kryeministri. Prandaj dhe lëvizjet e SPAK përpos se bëhen me urdhër, nuk i shërbejnë asaj për të cilën është ngritur. Dhe kjo tregon edhe më  shumë për dështim të reformës në drejtësi. Ka dy raste.

Është rasti i Lushnjës dhe ai i fundit i Bulqizës, ku janë arrestuar bashkë me kryebashkiakun 9 deri në 11 zyrtarë. Sa personel kanë këta kur ty të arrestohet e gjithë bashkia, a mund të qëndrojë në këmbë qoftë edhe nga pikëpamja morale.