45-vjeçarit i ikën gruaja nga shtëpia, alarmohet policia

Një 45-vjeçar ka denoncuar në polici se bashkëshortja e tj është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Policia sapo ka marrë kallëzimin ka nisur punën për gjetjen e saj.

Njoftimi i policise:

Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasi Sh. K., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.