Merr flakë ne ecja kamioni në Vlorë
Një kamion ka marrë flakë në ecje gjatë ditës së sotme.
“Një mjet kamion me drejtues shtetasin V. N., ka marr flakë, në ecje, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një defekti teknik, ku ka vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i plotë
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 11:30, në rrugën Kotë-Gjorm, një mjet kamion me drejtues shtetasin V. N., ka marr flakë, në ecje, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një defekti teknik, ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.