Bici shkoi te Kadastra, ish drejtori i Burgjeve emërohet në krye të IKMT

Ish drejtori i Burgjeve, Agim Ismajli është emëruar te IKMT në vend të Dallëndyshe Bicit. Kjo lëvizje vjen pasi Bici mori zyrtarisht drejtimin e Agjencisë së Kadastrës Shqiptare. Bici mori drejtimin e Kadastrës pas largimit të Artan Lames pas më shumë se një dekade.

Më parë Ismaili ka mbajtur postin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Ismaili gjithashtu ka mbajtur postin e drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimeve si dhe nëndrejtorit të pastrimit të Parave.