Ja autorët e reformës...energjitike

Nga Ylli Dylgjeri

Ministri i Energjitikës Damjan Gjiknuri dhe Sekretari i Përgjithshëm, Koli Bele janë autorët e ‘Reformës Energjitike’ në vitet 2016 - 2017, periudhë që përkon me dëshminë në media të ish-Kryetarit të Dhomës së Tregëtisë Amerikane në Shqipëri.

Sipas Crawford, “përpjekjet për të hequr fushat e naftës nga biznesmenët e Amerikës së Veriut nisën që në vitin 2016 dhe më pas nisën të konkretizohen në vitin 2017. Në janar 2017 nisën të shtetëzojnë fushat e naftës. Qëllimi ishte që ato të kalonin në duart e dy kompanive austriake, të cilat shërbejnë si mbulim për Gazprom”.

Vitet përkojnë pikërisht me "reformën e gjerë" që ministri Gjiknuri e shpalli në media në fushën energjitike, ku me në krye Edi Ramën, bashkë me Sekretarin e Përgjithshen Koli Bele, i dhanë lejet kompanive austriake alias Gazprom për shfrytëzimin e naftës në burimet shqiptare.

Pra thjesht, përpara KAS-it, zoti Bele ka qënë te "kosi", ku kanë provuar e trazuar, kjo sipas deklarimeve të tyre në vite dhe sot të ish-Kryetarit të Dhomës së Tregëtise Amerikane.

Më poshte lexoni dy deklarimet:

https://www.infrastruktura.gov.al/reforma-ne-energji-pike-kthese-per-zhvillimin-e-ekonomise/?fbclid=IwAR16AAFhdTSu2ePYEyFRRots54o34sLaEDG_AkZx5b-fru--HYGXTcm79DE

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid037oh7LyqbRg6g43BHJVrUMvjnzLNREZKinijyXTmtb6XS4NKttpKx1dpcXhrZZUbWl&id=100076069476541