Premier League, klubi londinez largon nga stoli kampionin e botës

Vetëm 1 fitore në 14 ndeshjet e fundit të Premier League. Klubi i Crystal Palace nuk e pret më trajnerin Partick Viera i cili është shkarkuar nga posti drejtues duke e lënë skuadrën në pozita jokomode.

Edhe pse e nisi sezonin me pritshmëri të larta, aktualisht Palace e shikon veten në betejën për mbijetesë me vetëm 24 pikë në klasifikim pas humbjes me Brighton.

Tre janë emrat në garë për të marrë drejtimin e skuadrës londineze, Rafa Benitez, Ralph Hasenhuttl  dhe Nuno Espirito Santo ndërsa Carrick, Bielsa dhe Kompany janë më pak të kuotuar.

Viera, ish-kampion bote në vitin 1998 me Francën, numëron 65 ndeshje në stolin e Crystal Palace ku ka fituar vetëm 26 %.