Kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi thirret në Prokurorinë e Posaçme

Kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi është thirrur nga SPAK.

Nuk ka akoma informacion se për çfarë pritet të dëshmojë kryebashkiaku i Krujës.

Por Artur Bushi është një emër i përfolur dhe i akuzuar shpesh nga opozita për të kaluarën e tij.

Vetëm një ditë më parë u arrestua me urdhër të SPAK, kryetari i bashkisë së Bulqizës Lefter Alla si dhe disa zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie, përfshirë nënkryetaren për abuzim me tenderin e rrjetit të ujësjellësit.