Tifozët turq godasin portierin serb në sfidën e Europa League
Sërish telashe për portierin serb të Sevillas, Marko Dmitrovic.
Në raundin paraardhës të Europa League, gardiani u sulmua në fushë nga një tifoz i PSV, ndërsa tashmë numrin një të portës së spanjollëve e goditën me çakmak.
Në ndeshjen mes Fenerbahce dhe Sevilla me rezultatin që ishte në shifrat 1-0 në favorin e vendasve, disa huliganë turq hodhën sende të forta në fushë.
Ishte një çakmak që dëmtoi gardianin serb të cilit iu desh ndërhyrja e menjëhershme e stafit mjekësor.
Ndeshja u ndërpre për disa minuta ndërsa pamjet tashmë janë bërë virale kudo.
Sa i takon sfidës, ajo përfundoi me shifrat 1-0 për Fenerbahcen, por turqit u eliminuan pasi në Spanjë ishin mposhtur me rezultatin 2-0.