Kompanitë e basteve zgjedhin fituesin e Champions Leagues

Pas çerekfinaleve, kompanitë e basteve kanë publikuar skuadrën favorite për të fituar trofeun në Champions League.

Real Madrid, Juventus, Monaco dhe Atletico Madrid janë katër skuadrat gjysmëfinaliste të Champions Leagues.

Kompanitë e basteve kanë ndryshuar koeficientët ku sipas “Bëin” Real Madrid kuotohet 2.65, Juventusi 2.95, Atletico 4.75, ndërsa Monaco 7.5, transmeton SYRI.net.

Kujtojmë që të premten do të hidhet shorti që do të përcaktojë dy çiftet gjysmëfinaliste.