VIDEO-SYRI TV/ Banorët e Mamurrasit protestë për rrugën: Bashkia Kurbin na mashtroi
Banoret e lagjes ‘Demokracia’ në Mamurras kanë protestuar sërish këtë të enjte duke bllokuar edhe rrugën për disa orë. Ata kërkojnë që mjetit e tonazhit të rëndë, të mos kalojnë më në këtë lagje, pasi e ka shkatërruar rrugën. Banorët shprehen të zhgënjyer nga Bashkia Kurbin që nuk ka ndërhyrë, por theksojnë se protestat do të vijojnë dhe nuk do lejojnë kalimin e asnjë automjeti.
Nga SYRI TV
Sipas banorëve, rruga po dëmtohet nga makinat e tonazhit të rëndë.
Qytetarët fajësojnë bashkinë e Kurbinit që i mashtroi disa herë duke mos ju dhënë asnjë zgjidhje, ndaj ata ka pohuar se nuk do te lejojnë asnjë automjet të kaloje.
Preng Lala, kreu i PD-së Kurbin, tha se kalimi i këtyre automjeteve është i kundraligjshëm, duke vënë në rrezik jetën e çdo banori.
Banorët paralajmërojnë se do të vazhdojnë me protestat dhe bllokimin e lëvizjes së mjeteve të rënda, derisa të vendoset bllokimi i qarkullimit në lagjen e tyre.