Europa League/ Në fushë zbresin Juventusi e Manchester United, publikohen formacionet zyrtare të sfidave
Emra shumë të njohur të futbollit zbresin sot në fushën e lojës në Ligën e Europës, duke kërkuar një vend mes 8 më të mirëve të turneut. Skuadra si Juventus e Manchester United do të kërkojnë që të ruajnë avantazhin e siguruar në ndeshjet e para në fushën e tyre në transferta jo pak të komplikuara sot.
Juventusi ka fituar 1-0 ndaj Freiburgut sfidën e parë, por në Gjermani shkon me shumë mungesa për shkak dëmtimesh. Ndërkohë, Manchester United ka një avantazh më të ndjeshëm në duelin e tij ndaj Betis, pasi ka triumfuar 4-1.