Zhulali: Rama sot pranoi se nuk e braktis projektin e tij për t'u lidhur gjithmonë e më shumë me krimin

Ekspertja e të drejtës ndërkombëtare, Ilda Zhulali, ishte e ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, ku komentoi mbi konferencën e sotshme të kryeministrit Edi Rama me Josep Borrell dhe kryekomisionerit Oliver Varhelyi.

Zhulali e quajti këtë takim të zakonshëm teksa theksoi se sot u pa qartë se kryeministri shqiptar nuk planifikon të heqë dorë nga lidhja e tij e fortë me krimin.

"Ky është takimi i 12-të që zhvillohet mes Shqipërise dhe BE.

E veçanta e këtij takimi ishte vetëm se është zhvilluar në Shqipëri për herë të parë. Fakti që BE sjell dy përfaqësues të lartë është bërë vetëm për faktin që BE të vazhdojë të tregojë se nuk e ka humbur vëmendjen ndaj Ballkainit perëndimor dhe pse në Ukrainë ka një luftë.

Në këtë kontekst nuk ka asgjë të veçantë dhe as simbolike, ajo çfarë është më rëndësi për ne, është se çfarë është diskutuar në këtë takim dhe këtu përfshihet çfarë ka bërë Shqipëria për mirëfunksionim e shtetit. Ajo çfarë pamë sot është se përfaqësuesi i lartë i BE dhe pse nuk e kish në deklaratën e përbashkët, nuk ngurroi të pranonte se i ka kërkuar qeverisë shqiptare të heqë dorë nga nismat e saj te shumë diskutuara që janë aminstia fiksale, pasaportat e arta apo qoftë dhe nisma për të legalizuar kanabisin në Shqipëri.

Kryeminstri Rama e pranoi se nuk ka në mend të heqë dorë nga asnjë nga nismat që ka marrë deri tani, pra ai nuk e braktis projektin e tij për t'u lidhur gjithmonë e më shumë me krimin", u shpreh Zhulali.