VIDEO/ Çollaku: Ekipi qeverisës i Ramës, më shumë është në burg se sa në zyra
Gazetari Basir Çollaku, duke folur në Edicionin e Pasdites me moderatoren Armela Ferko në SYRI TV, është shprehur se, shumica e ekipit të Edi Ramës ndodhet në burgj, më shumë se sa në zyra.
Çollaku theksoi edhe faktin se, pavarësisht sa raste dhe arrestime servir Edi Rama për prokurorinë dhe për publikun e gjerë, dosja e tij ndërkombëtare nuk mund të shmanget.
‘Ajo çfarë bie në sy në këtë çështje ka të bëjë me numra, të dhënat. Po të marrim kryebashkiakët, ministratat, deputetët, njerëzit, ekipin e Edi Ramës, në qeveri, bashki, parti, na rezulton se më tepër janë nëpër burgje, se sa në zyra.
Arrestimet janë një tregues i hapur se korrupsioni, mos zbatimi, mos sundimi i ligjit, mungesa absolute e sigurisë juridike këtu janë sheshit. Aq shumë është tepruar, aq shumë hapur po plaçkitet prona dhe pasuria publike, sa prokurorët janë të detyruar që të bëjnë veprime më në fund.
Edi Rama është njeriu kryesor në një aferë penale, është njeriu që ka dosjen më të rëndësishme penale, për fakt të keq në ngarkim të tij, për një fakt kombëtar dhe ndërkombëtar. Sa do ministra, kryebashkiakë, drejtorë të shesë, duke ushqyer prokurorinë dhe publikun me ngjarje të cilat janë larg tij, është një përpjekje e dëshpëruar dhe iluzion, për ti shpëtuar përballjes me drejtësinë.
Media botërore e ka Edi Ramën, kryelajm për këtë aferë korruptive. Gjërat e rënda që kanë ndodhur në Shqipëri, pikërisht për tu marrë në hetim njëherë e më pas në i pandehur, Edi Rama, nuk mund të shmanget’, tha gazetari Basir Çollaku në SYRI TV.