FOTO/ Ylli i Manchester Cityt bëhet baba për herë të parë, zbulohet gjinia e fëmijës

Ylli i Mançester Sitit, Ilkai Gundogan është bërë baba. Bashkëshortja e tij Sara ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë Kais.

27 vjeçarja publikoi lajmin në rrjetet sociale mbrëmjen e së mërkurës, disa orë pasi ata mirëpritën në jetë djalin.

Ajo postoi foto të saj dhe futbollistit teksa mbajnë djalin në krah, si edhe një imazh të foshnjës.

 

“Dashuria jonë është këtu. Kais Gündoğan 15.03.23″, shkroi ajo. Klubi i Mançester Sitit, komentoi: “Urime! ?”.