VIDEO/ Cikalleshi në superformë, sulmuesi shqiptar shënon sërish në Arabinë Saudite
Sokol Cikalleshi po kalon një formë të mirë në kampionatin e Arabisë Saudite dhe po shënon me rregullsi me Al Khalej, duke e ndihmuar ekipin e tij që të luftojë për mbijetesën në elitë.
Në minutën e 13-të sulmuesi shqiptar ka shënuar një tjetër gol, kësaj herë në takimin kundër Al Tai për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij.
Ai ka përfituar nga gabimi i mbrojtësit kundërshtar dhe i ka rrëmbyer topin duke shkundur rrjetën e Al Tait.
Cikalleshi gives Al Khaleej the perfect start ?
— Roshn Saudi League (@SPL_EN) March 16, 2023
He reacts quickest and slots home ⚡️#RoshnSaudiLeague | @Khaleejclub | @Tai1381EN pic.twitter.com/PMi0AAkpjy
Ndërkohë, Al Abdan shënoi golin e dytë për Al Khalej në minutën e 45+3', duke e mbylllur kështu në avantazh të dyfishtë pjesën e parë.