As Kryeministër, as ministra' Vasili tregon Kuvendin bosh: Ja sa u intereson 'rilindasve' integrimi europian!
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka sjellë dy foto nga Kuvendi, si dëshmi e mungesës së plotë të interesit nga mazhoranca. sipas tij ,për integrimin europian të vendit.
"Ja Kuvendi tani, fotot flasin vetë, - shkruan Vasili. - Rilindasit sot zhduken krejt nga Kuvendi kur diskutohet Ligji per Integrimin Europian. As Kryeministër dhe asnjë ministër në sallë! Deputetet rilindas a kanë mbathur me kohë dhe kanë shkretuar sallën e Kuvendit. As qe ju duhet hiçfare integrimi europian këtyre, se këta shohin në krahun tjetër nga lindja nga Moska dhe Beogradi. Shihni fotot dhe gjykoni vetë!"