Tha se Napoli është skuadra më e mirë në Evropë, Guardiola merr përgjigjen poshtëruese nga Spalletti

Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti, thotë se nuk do të bjerë pre e“lojërave” të Pep Guardiolës, i cili tha se kjo skuadër është aktualisht një nga më të mirët në Europë dhe se është i vetëdijshëm se eksperti spanjoll dëshiron të ushtrojë presion tek ekipi kryesues në Itali.

Pas fitores së Manchester Sitit ndaj Leipzigut në fazën e 1/16-ave të Ligës së Kampionëve, Guardiola tha se Napoli, së bashku me Arsenalin, janë aktualisht skuadra më e mirë në Europë, por trajneri i kësaj skuadre - Luciano Spalletti, thotë se nuk është krenar për fjalët e Guardiolës.

 

"Unë nuk jam krenar për fjalët e Guardiolës. Në fakt, nuk ndjej asgjë për atë që ai tha. Unë i di lojërat e përdorura nga trajnerët për të bërë presion ndaj kundërshtarit", tha Spalletti dhe vazhdoi:

“Vërtet, a duhet ta vendosim Napolin përpara Manchester Cityt? Ata duan të na lartësojnë në mënyrë që në fund të jetë më e lehtë të na rrëzojnë. "

Në fazën e 1/16-ave Napoli mposhti dhe eliminoi pa shumë vështirësi Eintracht Frankfurt dhe të premten do të zbulojë rivalët e tyre në çerekfinale.