SYRI TV/ Vendi përfshihet nga reshje shiu dhe dëbore
Gjatë mbrëmjes që lamë pas i gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e shiut, ndërsa në zonat malore nuk kanë munguar edhe reshjet e dëborës. Qarqet Korçë dhe Krujë, kryesisht në zonat malore janë mbuluar nga dëbora, por nuk raportohen probleme me bllokimin e rrugëve.
Nga SYRI TV
Pas ditëve pranverore me diell e mot të ngrohtë, pothuajse i gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e shiut, ndërsa në zonat malore nuk kanë munguar edhe reshjet e dëborës.
Në qarkun e Korçës gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore me intensitet deri mesatar, ndërsa temperaturat kanë shkuar deri në -2 gradë.
Në rrugën e Dardhës trashësia e dëborës ka arritur 5 cm-10 cm, ndërsa në segmetin rrugor Qafa e Qarrit, aksi Korçë-Ersekë, dëbora arriti trashësinë 3 cm-7 cm. Megjithatë në akset rrugore nacionale dhe turistike, nuk ka probleme dhe rrugët janë të hapura.
Reshjet kanë shkaktuar probleme me shkëputjen e energjisë elektrike në Vithkuq, Moglicë e Mokër.
Reshjet e shiut dhe të dëborës kanë përfshirë edhe rrethin e Krujës. Gjatë natës ka pasur rënie të temperaturave dhe malësia e Krujës është mbuluar nga dëbora. Raportohet se këto reshje nuk kanë shkaktuar probleme apo bllokime rrugësh.