KAFE SHQETO/ Presioni që bën pushteti ndaj gazetarëve dhe medias
Gary Lineker, kishte nënshkruar një kontratë pune me drejtorin e përgjithshëm të BBC-së për të postuar publikisht në Twitter për çështjet që lidhen me refugjatët dhe emigracionin. Jon Holmes, i cili ka punuar me ish-futbollistin që nga viti 1980, u përfshi nga kriza javën e kaluar, pasi Lineker kritikoi publikisht planet e qeverisë për politikën e azilit.
Kështu që programet sportive të BBC-së ndaluan së transmetuari, dhe në shenjë solidariteti edhe kolegët e tij u larguan bashkë me Lineker.
Të ftuar ditën e sotme për të komentuar më gjatë rreth kësaj çështje ishin gazetarët e njohur Taulan Koplikaj dhe Ervin Gjonaj.
Diskutimi në studio:
Taulant Koplikaj: “Kjo që ndodhi në Angli është një preçendent i jashtëzakonshëm, mos ta marrim vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e tjera të Europës. Anglezët janë shumë të ftohtë si popull dhe më bën çudi pasi kjo situatë ishte një tërmet i vërtetë, jo vetëm për Anglinë por edhe për shoqërinë angleze.
Refuzimi i atyre që jo vetëm kishin punuar prej 20 vitesh, por kishin krijuar edhe raporte miqësie, refuzimi i gazetarëve të sportit për tu paguar me një pagë 8 milion paund në vit ka ndodhur në shenjë solidarizimi.
Ne e shohim çdo ditë se si funksionon media këtu dhe asnjë nuk reagon. Mendoj se ka shumë probleme që duhen diskutuar dhe duhet stabilizuar edhe raporti i punëdhënësit dhe gazetarëve"
Ola: Ku ndryshon dhe ngjason Shqipëria me vendet Europiane në vendimmarrje në raport me atë që ka krijuar Edi Rama me gazetarët shqiptarë dhe atë që ka ndodhur me Gary Lineker i cilësuar si një vendim politik?
Ervin Gjonaj: "Reagimi i qeverisë këtu në fakt ishte për ligjin sa i përket emigrantëve, i cili në ato momente do të votohej, atë ditë në darkë është bërë edhe votimi, kështu që qeveria reagoi në atë mënyrë sepse donte të kalonte ligjin dhe sot teksa ne po flasim në atë kontekst të madh midis marrëdhënieve të qeverisë.
Kurse në Shqipëri fakti që Rama disa herë dëbon gazetarët nga "Konferencat e Shtypit" ose ju thotë se ‘je një muaj i pezulluar’, këto janë absurditete.
Nuk mundet dot që një kryeministër ta bëjë këtë pasi një gazetar në 'Konferencë Shtypi' më parë prezanton publikun sesa veten e tij. Kryeministri nuk mundet dot të bëjë diçka të tillë, të tallet dhe të përqeshë gazetarët ashtu siç ka ndodhur disa herë.
Flavio: Ne si komunitet a ka raste kur kemi shfaqur një solidaritet të tillë qoftë edhe me mesazhe?
Taulant Koplikaj: "Ajo që ceku kolegu është vërtetë interesante. Ne kemi parë shpesh herë që gazetarët fyhen edhe ofendohen edhe live madje kemi parë edhe gazetarë që qeshin përreth, përveç kryeministrit.
Batutat ndoshta edhe seksiste ndonjëherë ndaj gazetarëve, nuk të lënë një shije të mirë për solidaritetin e tyre.
Ky rast mund të na bëjë të mendojmë më gjatë për raportet që ne në Ballkan kemi me njëri-tjetrin. Sepse është shumë e thjeshtë të shkojmë të pimë një birrë bashkë, por atje ne jemi përballë njëri-tjetrit.
Klea Sula. Syri.net