Zhulali: Qeveria shtyu censusin pasi kërkon të fshehë fotografinë e dhimbshme në të cilën po jetojnë shqiptarët

E ftuar në emisionin e mëngjesit në ''Kafe Shqeto'' në Syri Tv për të folur mbi politikat e qeverisë që njerëzit mos të largohen por të zhvillojnë një të ardhme në Shqipëri ishte, Ilda Zhulali

Zhulali është shprehur se censusi është shtyrë pasi qeveri nuk ka interes që të paraqitet gjendja katastrofike që po jetojnë shqiptarët.

"Gjendja në Shqipëri është tragjike, është e vështirë që të flasim për këtë në mëngjes por duhet ta dimë se ky është mëngjesi i vërtetë të gjithë shqiptarëve, nuk janë ato fotografitë e bukura dhe po përpiqet të fshihet.

Ajo që mua më ka shqetësuar gjithmonë është se largimi masiv i qytetarëve po bëhet alarmante, që duhet ta kishte ngritur qeverinë në këmbë prej vitesh, por megjithatë kemi një heshtje totale, qytetarët e shohin përditë por nuk e përfytyrojnë dhe vizualojnë dot.

Ka disa arsye që është shtyer zhvillimi i censusit, regjistrimi nuk është vetëm për papunësinë por do të bëhet dhe një inventar i punës së përgjithshme dhe qeveria nuk do që të dali fotografia e vërtetë e situatës së tmerrshëm që ndodhet vendi.

Ëndrra e të riut shqiptar është ose të bëhet gangaster ose emigrant pasi ky është modeli që i ofrohet të rinjve në vend nisur dhe nga politikat që ka ndjekur qeveria.

Ka një numër të rënies në profesioneve kyçë në vend dhe herët a e vonë kjo situatë që po rëndon në qytetet e mëdha do të vijën edhe në Tiranë, profesionet bazë që janë të rëndësishme për të mbajtur vendin në këmbë nuk do të funksionojnë më dhe do të shkojë drejtë falimentimit."