Artikulli i Financial Times, Kryemadhi dhe ‘liria’ e medias në Shqipëri
Nga Hysni Gurra
Një nga revista me prestigjioze të globit, Financial Times, shkroi dje për Shqipërinë.
Për korrupsionin, trafikun, lidhjet e kryeministrit shqiptar me aferën McGonigal dhe imazhin në rënie të vendit në arenën ndërkombëtare.
Një lajm, të cilin gazetari i prestigjiozes britanike, Marton Dunai, e ka shkruar duke mbledhur të dhëna në terren, pra, ka ardhur në Shqipëri dhe ka folur me ekspertët më të mirë vendas për çështjen të cilën ka shkruar. Madje Dunai ka kërkuar me këmbëngulje informacion edhe nga zëdhënësit e qeverisë shqiptare.
Mirëpo çfarë ndodh në Shqipëri?
Të gjitha mediat kombëtare të vendit e hapin edicionin qendror të lajmeve (19:30) të ditës me një lajm të një portali, EuReporter, ku gjoja ishin gjetur lidhje të Monika Kryemadhit me paratë ruse dhe inceneratorët.
Po të futesh në uebin e europorter.com, lajmi për Kryemadhin, i cili zuri hapësirën qendrore të mediave në Shqipëri, nuk ekziston më, është fshirë. EuReporter e fshiu lajmin brenda një harku kohor shumë të shkurtër nga momenti i publikimit.
Nëse kërkon po të njëjtin lajm në mediat shqiptare, titulli i lajmit fake është akoma në sajtet e tyre.
Vendimi për të mos vendosur lajmin e gazetës prestigjioze ndërkombëtare dhe për të bërë kryelajm një njoftim portali që tashmë nuk ekziston nuk është vendim editorial i bazuar në ndërgjegjen profesionale, por është vendim me një urdhër nga lart.
Rroftë edhe liria e medias!