Një vit më vonë, Zelensky: Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për bombardimin e teatrit në Mariupol

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u shpreh  të enjten se Rusia duhet të mbajë përgjegjësinë për bombardimin vitin e kaluar të një teatri në qytetin juglindor të Mariupolit që vrau qindra njerëz .

"Një vit më parë, Rusia qëllimisht dhe brutalisht hodhi një bombë të fuqishme në Teatrin e Dramës në qendër të qytetit Mariupol. Pranë ndërtesës ishte mbishkrimi "Fëmijët", i cili ishte i pamundur të anashkalohej. Qindra njerëz ishin fshehur nga granatimet atje," tha Zelensky  në përvjetorin e sulmit.

Bombardimi i Teatrit të Dramës, ku zyrtarët ukrainas thonë se deri në 1,300 njerëz kishin kërkuar strehim, ishte ndër sulmet më të pafytyra të Rusisë ndaj civilëve që nga fillimi i pushtimit të saj në fund të shkurtit të vitit të   kaluar .

E pikturuar në tokë jashtë ndërtesës - me shkronja gjigante ruse - ishte fjala "FËMIJË". 

Mesazhi - mjaft i madh për t'u parë nga qielli - u shkarravit pranë një sheshi publik. 

Rusia ka mohuar se forcat e saj kanë goditur teatrin, duke pretenduar në vend të kësaj se ishte batalioni Azov, prania kryesore e ushtrisë ukrainase në Mariupol, që e hodhi në erë atë.

"Hap pas hapi, ne po ecim drejt garantimit që shteti terrorist të mbahet plotësisht përgjegjës për atë që i ka bërë vendit tonë dhe popullit tonë. Ne nuk do të falim asnjë jetë të vetme të shkatërruar nga pushtuesit," tha Zelensky.