Rama dëbon Ahmetajn, ish-zv/kryeministri mungon në mbledhjen e deputetëve

Arben Ahmetaj, ish-ministër i Financave, ish-zv/kryeministër tashmë e sheh veten me një këmbë jashtë Partisë Socialiste. 

Pasi e shkarkoi nga funksionet shtetërore, Rama e zhveshi Ahmetajn edhe nga detyrat në parti. 

Shtatorin e kaluar Ahmetaj mori një tjetër goditje nga kryeministri. 

Në një mbledhje të beftë me strukturat e PS, Rama vendosi largimin e Ahmetajt nga drejtues i qarkut të Vlorës dhe në vend të tij çoi Damian Gjiknurin. 

Sakaq, prej një kohe të gjatë ai nuk merr pjesë në mbledhjet e PS. 

Mbrëmjen e sotme Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi mbledhje, ku në fokus ishin zgjedhjet e 14 majit.

Deputetët u thirrën nga vetë kryesocialisti Edi Rama, i cili u dha dhe porosit për vendoret.

Në mbledhje ra në sy mungesa e Arben Ahmetajt. 

Këtij të fundit, pak ditë më parë BKH dhe SPAK i bastisën shtëpitë vetëm disa orë pas një sulmi të Edi Ramës i cili iu përgjigj Ahmetajt duke thënë se "do ishte shumë keq për të po të ishte gjykatës".  

Kuptohet që Edi Rama kërkon ta bëjë kurban Ahmetajn për aferën e inceneratorëve, por ka edhe dyshime se mos ish-zv/kryeministri e merr me vete...