'Veliaj fushatë pozitiviste? Jo! Nuk ka çfarë të thotë për Belindin - zero, asnjë akuzë'
Mediat pranë të majtës dhe të kontrolluara nga qeveria me artikuj dhe qëndrime të sponsorizuara po e trajtojnë fushatën e Erion Veliajt si pozitiviste.
Nëse ka një politikan në vend që nuk ka lidhje me fushatën pozitiviste është pikërisht Erion Veliaj, njeriu që sajoji rrëmbimin e Griseldës për të goditur kundërshtarët politikë.
Por si qëndron në të vërtetë raporti i Veliajt me fushatat elektorale dhe rivalët që ka përballë?
Analisti Hysni Gurra shkruan në një postim në Facebook se fushata e Veliajt nuk është aspak pozitiviste.
Ai shkruan Veliaj është i zhytur deri në grykë dhe nuk ka asnjë mundësi të sulmojë Belindin.
Belindi, thekson analisti, ndryshe nga Veliaj shkon te qytetari i zakonshëm, e takon, bisedon me të i pashoqëruar me 20 truproja.
"Veliaj kur lëviz rrethohet me 15-20 bodigardë, sikur me qenë kryebashkiaku i Kievit, e jo i Tiranës. Veliaj s’bën takime me qytetarin e zakonshëm, ai mbledh patronazhistët dhe u flet sikur po flet me qytetarët e zakonshëm".
Postimi
Po interpretohet sikur Veliaj ka zgjedhur të bëjë fushatë pozitiviste.
Jooo!
Ju duket gjë pozitiv ai ju? Ju është dukur ndonjëherë në këto 8 vite pozitivist???
Asnjëherë.
Thjeshtë është i zhytur deri në grykë dhe s’ka asnjë mundësi të bëjë fushatë sulmi ndaj Belindit. Ç’mund të thotë ai për Belindin? Zerooo, asnjë akuzë. Pra, Erioni nuk po bën fushatë pozitive se është tip pozitivist.
Ai po bën fushatë “struci” sepse kudo ku ta prekësh i gjen një cen.
Në këto kushte, ata që e kanë klient (menaxherët e fushatës) e kanë këshilluar që të fshihet, e të struket si struci.
Nga sjellja duket ashiqare që i thonë: aman mos fol, se ishalla s’kujtohet njeri fare që je ti kandidati përsëri në garë, se ty kudo që të të prekësh kutërbon. S’ka agjensi PR që të bën derman ndryshe veç këshillimit: Rri mos fol!
Fushatë pozitive quhet fushata që bën Belind Këlliçi. Del në terren dhe bisedon me qytetarët. I pyet për hallet. I pyet si janë qeverisur këto 8 vite etj. Belindi ka interaktivitet me qytetarin e zakonshëm. Flet me të, e dëgjon. I shkon e takon i pa shoqëruar me 20 bodigardë. Veliaj kur lëviz rrethohet me 15-20 bodigardë, sikur me qenë kryebashkiaku i Kievit, e jo i Tiranës.
Veliaj s’bën takime me qytetarin e zakonshëm, ai mbledh patronazhistët dhe u flet sikur po flet me qytetarët e zakonshëm.