Ivi Kaso: Në zgjedhje e 14 majit do të hymë në koalicion me partitë opozitare
I ftuar në edicionin e orës 19.00 në Syri Tv me moderatoren Armela Ferko ishte i ftuar Sekretari i çështjeve ligjore dhe zgjedhore në PD, Ivi Kaso.
Kaso është shprehur se janë përmbyllur negociatat me partitë opozitare dhe është vendosur që të dilet me një koalicion të përbashkët në zgjedhjet e 14 majit, ai ka theksuar se edhe për këshillat bashkiak do të ketë marrëveshje mes partive.
"Në përputhje me dispozitat e kodit zgjedhor sot në mesnatë skadon afati i regjistrimit të koalicioneve zgjedhore. Si pasojë i një vendimarrje nga organi më i lartë i PD është Këshilli Kombëtar që ka përcaktuar rrugën se si do të përballet me qeverinë dhe ka dalë më konkluzionin se rruga më e mirë për të maksimalizuar energjinë e nevojshme dhe për të marrë një rezultat zgjedhor sa më të lartë është koalicioni me partitë e tjera opozitare.
Këto ditë janë zhvilluar negociata me Partinë e Lirisë që është partia e dytë më e madhe e opozitës dhe me partitë e tjera që janë të ngjashme me ne që në zgjedhje të futemi me koalicion ku do të ketë të përmbledhur të gjithë energjinë opozitare dhe kandidatët e primareve do të jenë ata që do të garojnë me 14 maj.
Ligji për këshillat bashkiak imponojnë daljen me një listë të vetme të koalicionit por përtej kësaj është edhe raporti i gjinisë që do të jetë i balancuar sipas parashikimit që bën ligji zgjedhor.
Lista e këshillit që do të miratojmë të jetë më e mira e mundshme që do të përfaqësojë të gjithë frymën e ndryshimit dhe forcën opozitare në vend dhe ti kanalizojnë në vota me 14 maj.
Opsionet në kushtet që opozita gjendet pasi është një sulm i paprecedent që ka kulmuar me vendimin e 3 marsit që ishte skandaloz, në këto kushte është bërë më e mira e mundshme dhe mbetet ende që të harmonizojmë dhe kanalizojmë në listat personat më të mirë të mundshme."