Neza: Relatori i çështjeve të Partisë Demokratike në KAS është caktuar një ish funksionar i lartë i PS-së

I ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv ishte gazetari, Sami Neza ku u diskutua mbi vendimin që pritet të marri KAS për regjistrimin e Partisë Demokratike të drejtuar nga Berisha dhe grupit Alibeaj në zgjedhjet lokale.

Neza është shprehur se është marrë një vendim i dyshimtë sot pasi është hedhur shorti dhe janë caktuar relatorët janë bashkuar çështjet dhe i ka kaluar një relatori i cili ka qenë një nga zyrtarët e lartë të administratës socialiste në të kaluarën.

"Ishte një skenar që kishte si qëllim përjashtimin e partisë demokratike nga zgjedhjet por pas kësaj, qëllimi kryesor është eliminimi përgjithmonë i PD nga sistemi.

Unë nuk besoj se ky skenar ka dështuar apo është ndërprerë por problemi është se ne jemi në një situatë të re, që pas vendimit të Komisionarit Shtetëror të Zgjedhjeve, ky vendim ka realizuar barazimin, dhe ne na pëlqen barazimi,  duke e krahasuar me skenarin ky është një  shmangie nga skenari.

Sot është bërë një lëvizje e çuditshme pas hedhjes së shortit në KAS janë "zgjedhur dy relatorët dhe më pas është bërë bashkimi i dy çështjeve Berisha-Aibeaj dhe i kanë kaluar një relatori që më parë ishte një zyrtar i lartë i administratës socialiste.