", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/March/15/auto_000000000000000000001678898423.jpg", "width": 900, "height": 507 } }

Rusët mësojnë nxënësit e shkollave fillore të Krimesë se si të shfrytëzojnë armët

 

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti publikoi pamje nga një shkollë në Krimenë e pushtuar të Ukrainës, ku rusët mësojnë nxënësit e shkollave fillore se si të shfrytëzojnë një pushkë automatike, të veshin uniforma kamuflazhi dhe të marrin pjesë në lufta.

Videoja e publikuar tregon nxënësit e shkollave fillore teksa montojnë automatikun kallashnikov dhe konkurrojnë se kush do të jetë më i shpejtë.

Ajo tregon gjithashtu pamjet e fëmijëve, të cilët nuk duken më të mëdhenj se nxënësit e klasës së tretë dhe të katërt, të veshur me uniforma kamuflazhi, duke pozuar fillimisht me pushkë dhe më pas demonstrojnë aftësi luftarake.

Në dhjetor të vitit 2022, u njoftua se Ministria Ruse e Arsimit kishte miratuar një lëndë mësimore për luftën në Ukrainë, si dhe seksione që mësonin se si të gjuanin me armë dhe të hidhnin një granatë.

Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes do të fillojë një rekrutim të ri, ku synon t’i shtojë ushtrisë edhe 400 mijë pjesëtarë të rinj.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.