Milan dhe Leao në negociata, takim i ri mes klubit dhe agjentit të sulmuesit

 

Negociatat për rinovimin e kontratës së Rafael Leaos ishin lënë pezull nga Milani kohët e fundit. Tashmë duket se klubi kuqezi ka planifikuar një takim me agjentin e lojtarit.

Siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e Milanit dhe agjenti i Leaos, pritet të takohen në fund të muajit për të diskutuar për rinovimin e kontratës së sulmuesit portugez.

Synimi është të arrihet një marrëveshje, përndryshe kuqezinjtë do të vlerësojnë një mundësi shitjeje në qershor. Viti 2023 nuk ka qenë më i miri i Leaos, i cili në 14 paraqitje ka shënuar vetëm dy gola.