Kampioni i botës vazhdon kontratën me Manchester Cityn

Julian Alvarez është pajtuar që të nënshkruajë kontratë të re me Manchester Cityn dhe kjo do të konfirmohet këtë javë nga klubi anglez, shkruan gazetari Fabrizio Romano.

Kontrata e re për kampionin e botës me Argjentinën do të jetë e vlefshmë deri në qershor të vitit 2028 me ngritje të pagës.

Manchester City kishte blerë nga River Plate kartonin e 23-vjeçarit në janar të vitit të kaluar për 21.4 milionë euro.