", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/March/15/auto_download1678894893.jpg", "width": 900, "height": 527 } }

Flor Mumajesi surprizon Efin për ditëlindje, i dedikoi këngë

Efi ka festuar mbrëmjen e djeshme ditëlindjen, në një festë që ka bërë bashkë shumë emra të njohur të showbizzit.

Artistja, e cila festoi me miqtë deri në orët e para të mëngjesit, u suprizuar edhe nga Flor Mumajesi. Kantautori, kishte risjellë një version tjetër të këngës “Mbaroj për ty”. Vetëm se këtë herë kanë qenë miqtë e Efit, që e kanë kënduar, duke i përshtatur edhe tekstin.

“Kjo ishte dhurata me e bukur per mua. Faleminderit shume Flori Mumajesi. Skam fjalë, lotët folën”, shkruan Efi në rrjetet e saj sociale teksa ka publikuar edhe versionin e ri të këngës, që si vetë ajo e ka shprehur është e preferuara e saj.

Në ditëlindjen e saj, kanë qenë Bruno dhe Klajdi që e kanë interpretuar, posaçërisht për ish-banoren e Big Brother, e cila e ka shijuar pafund këtë surprizë.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Efi (@efi.dhedhes)