SYRI TV/ U inagurua 2 ditë më parë dhe ishte me staf, qendra shëndetësore në Suk sot pa mjekë

Një qendër shëndetësore me të gjitha parametrat u inagurua dy ditë më parë në Suk të Fierit nga ministrja E Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ku shihej edhe një staf me mjekë e infermierë. Por dy ditë më pas, Syri TV ka shkuar në këtë qendër shëndetësore dhe nga vëzhgimi rezulton se ka vetëm një infermier dhe mjeku as një herë në javë nuk vjen. Banorët vlerësojnë investimin por ankohen se nuk kanë mjek për të kryer vizitat.

Nga SYRI TV

Më 13 mars kjo qendër shëndetësore është inaguruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe siç shihet edhe nga pamjet  e publikuara nga vetë Manastirliu, stafi i qëndrës shëndetësore është i plotë, me mjekë, infermierë dhe qytetarë që presin të marrin shërbimin.

Por vetëm dy ditë më pas, në këtë qendër shëndetësore shërben vetëm një infermiere.

Banorët e fshatrave  Suk 1, Suk 2 dhe Arapaj shprehen se kjo qëndër i ka kushtet, por mungon mjeku i cili as një herë në javë nuk vjen.  Të vetmit që u shërbejnë banorëve janë infermierë.

Banorët shprehen gjithashtu se së fundmi kanë hasur problem edhe me rekomandimet, të cilat duhen me vulë nga mjeku i familjes, për të shkuar për vizita në spitalet qendrore.

Gazetar: Xh. Beharaj

Operator: A. Mara

Montazhier: L.Kotri