SYRI TV/ Edi Rama si Enver Hoxha në Tepelenë, iso e këngë për 'kryetarin-legjendar'

Tepelena është rikthyer në skenat e para 40 viteve, ku ish-diktatori Enver Hoxha pritej me këngë e lavde nga grupet polifonike. Por këtë herë këngët i kushtohen kryeministrit Edi Rama të porositura nga kryebashkiaku Tërmet Peçi. Pas këngëve kushtuar atij, Rama nuk nguroi të sulmojë aleatët perëndimorë për qëndrimet kundër projekteve të qeverisë që dëmtonin ekosistemin e Lumit Vjosa.

Nga SYRI TV

Sç Enver Hoxha në 50 vite, edhe Edi Rama sot nuk i kursen vetes lavde e këngë nga grupe të paguara apo detyruara nga të komanduarit vendorë. Me porosi të kryebashkiakut Tërmet Peçi, grupi i këngës polifonike dhe Goliku i kanë thurur lavde, liderit socialist. Por me raste Peçi nuk ka kursyer as kërkesat që krahas Edi Ramës të kujtohet edhe Enver Hoxha.

E pas mallëngjimit të të pranishmëve për këngën kushtuar liderit të tyre, kryeministri Edi Rama vijoi me retorikën e tij kundër aleatëve perëndimorë për reagimet e tyre të ashpra kundër projekteve të qeverisë që do të shkatërronin lumin Vjosa.

Pas kundërshtive dhe paralajmërimeve të organizatave ndërkombëtare, qeveria u tërhoq dhe vendosi të pranojë kërkesat për shpalljen e lumit Vjosa “Park Kombëtar”, që do t’i garantonte pacenueshmërinë. Por këto qëndrime morën sot si përgjigje sulmet nga kryeministri shqiptar.

Por një përgjigje Rama e kishte edhe për organizatat ambientaliste që kanë kundërshtuar gjithashtu edhe ndërtimin e aeroportit të Vlorës, pasi do të sillte një dëm të pariparueshëm për ekosistemin në lagunën e Nartës. Por këtë herë kryeministri u tregua i vendosur duke deklaruar se nuk do të tërhiqet për asnjë arsye.