SYRI TV/ 'Bujqësia përtokë' - banorja: Të tëra qepkat i hodhëm në lumë!

Fermerët e fshatit Miras të Devollit i kanë zvogëluar çdo vit e më shumë sipërfaqet për mbjelljen e qepëve. Ata thonë se prodhimet e fundit i kanë hedhur në lumë, pasi nuk ka treg dhe se tregtarët i kanë marrë me një çmim që nuk mbulon as kostot. Problem për banorët e kësaj zone mbetet edhe largimi i të rinjve

SYRI TV

Mungesa e një tregu për qepen ka detyruar fermerët në Devoll që të mos mbjellin më si më parë, dhe ato që kishin, i kanë hedhur në lumë. SYRI TV shkoi drejt fshatit Miras të Devollit ku fermerët e kësaj zone kultivojnë në masë qepën e famshme të Bozhigradit dhe rrëfejnë se nuk mund të mbjellin më pasi së fundmi i kanë shitur me 10 deri 20 lekë kilogrami duke mos nxjerrë as kostot e tyre!

Të rinjtë janë larguar, thonë banorët, pasi mundësitë në fshat janë të pakta. Çdo produkt që prodhojmë, nuk mund ta shesim si mollën kumbullën, të cilat një pensioniste tregon se i preu pasi nuk kishte kërkesa për treg.

Duket se fermerët çdo ditë marrin vendime për lënien e tokës djerrë dhe për t’u larguar qoftë edhe për disa muaj në emigrim pasi investimi në vend nuk u sjell të ardhura por i varfëron çdo vit e më tepër.

Gazetare: S.Xhomaqi/ Pamje: Syri TV/ Montazhi: L.Kotri